0c6f67ac6d7141dcab58f31a73ac706a
Më shumë se 10.000 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake një muaj më parë, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.
Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi grupi militant islamik filloi një sulm brutal më 7 tetor, duke vrarë 1.400 persona në Izrael dhe duke rrëmbyer më shumë se 240. Izraeli u hakmor duke nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gaza, duke u zotuar të eliminonte grupin militant.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të hënën se kanë goditur qindra objektiva të Hamasit dhe kanë marrë kontrollin e një kompleksi ushtarak në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.
Brenda enklavës, shërbimet e komunikimit po rikthehen ngadalë në disa pjesë të Gazës pas një ndërprerjeje në fundjavë. Mesatarisht, rreth 30 kamionë që transportonin ndihma humanitare kanë kaluar nëpër kufi çdo ditë, tha Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Ramallah. Megjithatë, kjo ende nuk përfshin furnizimet me karburant./ CNN
Carlo Ancelotti ka folur në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ve të finales së…
Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit ka përzgjedhur kandidaturat, të cilat do të…
Mbyllen në barazim pa gola dy sfidat e fundit të javës së 29-të të kampionatit…
Selia e Shenjtë bëri me dije se Papa Françesku ishte me humor të mirë këtë…
Kryendeshja e javës së 12-të në futbollin e femrave Vllaznia-Gramshi përfundoi me fitoren e miqve…
Vigjilja e ndeshjes mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih është ndezur prej deklaratave të Alonsos…
This website uses cookies.