Categories: LajmeSocialeEkonomi

Ministria sqaron indeksimin e pensioneve dhe të pagave kontributeve deri në 2022

Një keqkuptim që vjen nga miratimi në mbledhjen e fundit të qeverisë i një indeksimi për llogaritjen e pensioneve, nuk ka të bëjë me ndonjë formulë të re të pensioneve. Qeveria ka miratuar koeficientin e indeksimit që aktualizon pagat mbi të cilat janë paguar kontributet në vite, në dy periudha respektive, para vitit 1994 dhe nga ky vit deri në vitin 2022. Ky koeficient nuk i shërben llogaritjes së pensioneve për efekt të rritjes së çmimeve, pra pensioneve reja pas 1 tetor 2024. Ky koeficient, si në çdo vit paraardhës, i shërben rivlerësimit në bazë shtesës për të gjitha ata persona që iu lind e drejta të dalin në pension pas datës 1 korrik 2024. E thënë me thjesht, personat që do të aplikojnë për pensione të reja, do t’i kenë pensionet e reja të harmonizuara me kontributet e derdhura në kohë.

Ministria përgjegjëse për pensionet ka sqaruar se “ky vendim është një procedurë e përvitshme që bën të mundur aktualizimin e pagave të jetës kontributeve të personit për efekt të llogaritjes së pensionit fillestar për personat që iu lind e drejta për pension pas miratimit të këtij koeficienti. Këto indekse  prekin vetëm atë pjesë të pensionit që emërtohet “shtesë” dhe që përcaktohet bazuar në pagën kontributeve dhe kontributet e paguara.

Ministria përgjegjëse për pensionet kujdeset të sqarojë edhe se “ky koeficient nuk është për indeksimin e pensioneve, por është indeksim për aktualizimin e pagave kontributeve, duke i sjellë ato në vlerën e tanishme” dhe se “indeksimi i pensioneve do të realizohet në muajin tetor dhe si indeks do të përdoret indeksi i çmimeve të konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve.

Qeveria Shqiptare dhe konsulentët e huaj si Banka Botërore kanë nisur punën për rishikimin e reformës së pensioneve, e cila hyri në fuqi në vitin 2014, me qëllim korrigjimin e disa masave që kanë rezultuar të padobishme gjatë zbatimit të saj. Reforma e re synon rritjen e nivelit të pensioneve, duke vendosur si kufi të pensionit minimal, nivelin 150 euro.

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) 590,649 persona morën pension pleqërie në vitin 2023 me rritje vjetore 3,1%. Stoku i pensionistëve u zgjerua me rreth 17 mijë vitin e kaluar, një numër më i lartë pasi mesatarja vjetore, që nga 2010 me shtesë 15 mijë në vit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

12 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

12 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

12 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

12 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

12 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

13 hours ago

This website uses cookies.