Ministrja Denaj: BB 65 milionë euro për rritjen e aksesit në tregje për fermerët

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka zhvilluar të hënën një takim menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas dhe përfaqësues të tjerë të Bankës Botërore në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, bëri të ditur ministrja Denaj nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook, u prezantua marrëveshja e përbashkët për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

Ky projekt, me një financim prej 65 milionë euro nga Banka Botërore, ka në fokus promovimin e bujqësisë inteligjente për të përballuar sfidat klimatike, si dhe rritjen e aksesit në tregje për fermerët.

“Marrëveshja me Bankën Botërore për zhvillimin e bujqësisë shqiptare prej 65 milionë eurosh ka në fokus promovimin e bujqësisë inteligjente për të përballuar sfidat klimatike, si dhe rritjen e aksesit në tregje për fermerët, fuqizimin e sigurisë ushqimore, si dhe forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të analizuar ndikimet e politikave bujqësore”, shkruan ministrja Denaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

12 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

12 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

12 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

12 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

12 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.