Ministrja Denaj në Shkup, takim me homologun Nikolovski: Dakordësuam zgjerimin e bashkëpunimit!
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, në kuadër të marrëveshjeve bilaterale që kanë firmos dy vendet, si pjesë e axhendës së integrimit dhe procesit të Berlinit, shkruan ATSH.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi në Shkup, Maqedoni e Veriut, një takim me Ljupcho Nikolovski, ministër i Bujqësisë, Pyjtarisë dhe Menaxhimit të Ujrave të Maqedonisë së Veriut.
“Dakordësuam zgjerimin e marrëdhënieve që do të vijojmë në vitin e ardhshëm në kuadër të marrëveshjeve bilaterale që dy vendet tona kanë firmosur e në frymë të bashkëpunimit rajonal, si pjesë e axhendës së integrimit dhe Procesit të Berlinit, në rritje të cilësisë së produkteve dhe eksporteve”, deklaroi ministrja Denaj.