Categories: LajmeEkonomi

Ministrja Denaj, takim me homologun nga Kosova: Bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministrja Denaj, takim me homologun nga Kosova: Bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare te produkteve bujqesore dhe blektorale

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci.

Gjatë takimit të mbajtur në Tiranë, palët theksuan bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare sidomos produkteve bujqësore e blegtorale.

“Diskutimet i përqendruam në shkëmbimin e përvojave, teknologjive moderne dhe strategjive, për të përmirësuar prodhimin bujqësor në të dy vendet dhe sigurinë ushqimore të produkteve, duke synuar të krijojmë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe në avantazh për të dy vendet në fushën e bujqësisë”, u shpreh ministrja Denaj.

Gjatë këtij takimi u vendosën disa piketa bashkëpunimi konkrete në aspekte bilaterale të grupeve teknike të punës, në mënyrë që të arrihet kursimi i kohës dhe kostove.

Denaj u shpreh se Kosova ka një rritje të vlerësimit në raport me sistemin e regjistrimit të tokës (FADN) që ne në Shqipëri jemi duke punuar dhe do të marrim një eksperiencë shumë të mirë e cila do të ndihmojë të projektohet siç duhet, duke shmangur disa gabime që mund të kenë bërë më parë kolegë tanë në Kosovë.

Për më tepër u theksua vijimi i bashkëpunimit dypalësh  në fushën e agroturizmit, ku paketat e përbashkëta turistike do të jenë jo vetëm për shqiptarët dhe bashkëkombasit tanë në Kosovë, por edhe për turistët e huaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

22 seconds ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 minutes ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

4 minutes ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

7 minutes ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

8 minutes ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

17 hours ago

This website uses cookies.