Categories: AktualitetLajme

Ministrja Denaj takim me kryetarët e bashkive: Të sigurojmë më shumë të ardhura për zonat rurale

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilluan një takim online me 61 kryetarët e bashkive.

Në takim u diskutua për punët e përbashkëta, duke nisur nga ndërhyrjet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizimi i sigurisë ushqimore, ndërtimi i tregjeve të reja dhe orientimi i fermerëve drejt bashkimit për të ndërtuar ekonomi dhe për të siguruar më shumë të ardhura për zonat rurale.

“Forcojmë urat e komunikimit me pushtetin vendor, për të bashkërenduar energjitë dhe punët në përgjigje të nevojave të komuniteteve në zonat rurale”, u shpreh Denaj, sipas një njoftimit për shtyp.

Ministrja vlerësoi se në fokus të diskutimit ishte dhe kujdesi për Transumancën.

“Një tjetër fokus i yni është kujdesi për Transumancën, ku rrisim bashkëpunimin ndërmjet bashkive dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për shtegtimin e bagëtive, si një potencial ekonomik dhe trashëgimi e traditës sonë blegtorale që duam ta ruajmë e ta kthejmë në tërheqje turistike”, u shpreh Denaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Benzinë e silenciator në automjet  – Detaje nga arrestimi i dy shtetasve në Shkodër, që iu gjet lënda plasëse

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e dy shtetasve në…

30 minutes ago

Red Bull ndryshon ngjyrat për Çmimin e Madh të Japonisë

Për Çmimin e Madh të Japonisë skuadra e Red Bull nuk do të prezantohet vetëm…

1 hour ago

Gjuha standarde shqipe, akademikët: E deformuar në përdorim, kryesisht nga të rinjtë

Gjuha standarde shqipe gjithnjë e më tepër është duke u deformuar në përdorim. Kjo vjen…

1 hour ago

Mianmar shpall një javë zie kombëtare pas tërmetit tragjik, zbehen shpresat për të mbijetuar

Mianmari ka shpallur një javë zie kombëtare pas një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7…

1 hour ago

Shekerinska: Bashkëpunimi NATO-BE, çelësi për stabilitetin në Ballkan

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e Natos, Radmila Shekerinska, ka deklaruar se bashkëpunimi mes Aleancës së Atlantikut…

1 hour ago

Berisha me fasoneritë: Do kompensojmë humbjet nga kursi i euros. Bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë

Në një takim të zhvilluar në një biznes fason në Durrës, kreu i Partisë Demokratike,…

1 hour ago