Anila Denaj
“Fara e produkteve autoktone shqiptare, është thesar”, kështu ka deklaruar në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj. Kjo e fundit nuk ka mundur të “largohet” nga bujqësia e politika, në atë që do të konsiderohej si një “intervistë ndryshe” e saj, ku do të mund të shpalosej e shihej dhe ana familjare e ministres.
Duke u ndalur te fara e produkteve, e duke sqaruar gjithë zinxhirin deri në hallkën e fundit, atë të vendosjes së produktit në tryezë, Denaj theksoi se siguria ushqimore është një prej pilarëve kryesorë të ministrisë së ajo drejton.
“Është thesar fara e produkteve autoktone shqiptare. Duke shkuar aty unë kuptoj dimensionin e infrastrukturës dhe promovojmë atë punë që nuk është e dukshme, punohet për gjithë sistemin e ujitjes dhe kullimit, për të mbrojtur digat, për vaksinimin e kafshëve, për të ruajtur protokollin që fara të analizohet dhe është me kod, nuk ka emra biznesi dhe të sigurohet që ai që do e blejë farën të jetë i sigurt për atë që do mbjellë dhe të gjurmosh produktin dhe më pas vjen AKU që shikon nëse në dyqan vendoset produkti për tryezë.
Siguria ushqimore një prej pilarëve kryesor të kësaj ministrie”, tha Denaj na prezantoi më pas me një prej ambienteve më të veçanta të Ministrisë, aty ku është pozicionuar sera virtuale.
“Vijmë nga prodhime serash që në këto vite është rritur dy-fish, ndërkohë që prodhimi i serave është trefishuar. Produktet e serës në Shqipëri kanë arritur që të nxjerrin dhe dy herë prodhim.
I gjithë ky ambient, shërben për takimet tona të stafit”, tha Denaj.
Pyetur nga moderatorët në lidhje me raportet që ka me deputetin socialist Erion Braçe, zërin kritik brenda mazhorancës, Denaj u shpreh se “zëri i Braçes është më i fortë, sepse i do gjërat nesër”.
“Kolegu Braçe, dhe të gjithë kolegët e tjerë, përfaqësojnë zërin e atyre që e kanë votuar.
Kolegu Braçe është përfaqësues i një zone rurale që është Divjaka dhe ka një numër të konsiderueshëm serash, por kanë edhe shumë kritika, sikurse dhe unë në zonën time. Zëri i Braçes është më i fortë, sepse i do gjërat nesër.
Është qasje për të sjellë zërin dhe për të sjellë përmirësime në kohën e duhur,” tha ajo.
Ka nisur takimi mes kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë…
Nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanoviç, me rastin e Ditës…
Presidenti Bajram Begaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi…
Sot do të jetë vazhdimi i nëntë i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.…
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja…
This website uses cookies.