Ministrja e bujqësisë, Anila Denaj, vizitën e parë në Shkodër

denaj spiropali
Ministrja e bujqësisë, Anila Denaj, ka nisur punën duke zhvilluar vizitën e parë në zonën e Shirokës, pranë Liqenit të Shkodrës.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka falenderuar ministren Denaj, si dhe ministren Spiropali për vizitën në një nga zonat më të rëndësishme të Shkodrës.
Ndërkohë, në një postim në Facebook , ministrja Denaj shkruan :
” Në vizitën e parë në terren në Shirokë, së bashku me kolegen Spiropali, të mikpritur nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci dhe përfaqësuesit e shoqatës së menaxhimit të peshkimit🎏, biseduam mbi të gjitha problematikat që ata kanë.
Këta peshkatare, që jetën e tyre e kanë lidhur me peshkimin, nuk shërbejnë vetëm për familjet e tyre, por dhe për numrin e madh të turisteve vendas dhe të huaj, që gjatë këtij viti arritën shifra rekord.
Gjatë bisedës me ta diskutuam mjaft çështje si:
➡️gjuetia pa kriter
➡️ pamundësia për të krijuar njësi ekonomike për kultivimin e peshkut
➡️ heqja e rrethimeve amatore
🟢Ftova anëtarët e kësaj shoqate që të rrisin bashkëpunimin🤝 me pushtetin vendor, me besimin që me kryetarin shume aktiv të bashkisë, z. Beci, liqeni i Shkodrës, si pasuri natyrore të marrë vëmendjen e duhur duke u kthyer në motor gjenerimi ekonomie për banorët e kësaj zone, por mbi të gjitha për ekosistemin tonë natyror.”

