Categories: LajmePolitikëEkonomi

Ministrja e bujqësisë, Anila Denaj, vizitën e parë në Shkodër

Ministrja e bujqësisë, Anila Denaj, ka nisur punën duke zhvilluar vizitën e parë në zonën e Shirokës, pranë Liqenit të Shkodrës.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka falenderuar ministren Denaj, si dhe ministren Spiropali për vizitën në një nga zonat më të rëndësishme të Shkodrës.

Ndërkohë, në një postim në Facebook , ministrja Denaj shkruan :

” Në  vizitën e parë në terren në Shirokë, së bashku me kolegen Spiropali, të mikpritur nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci dhe përfaqësuesit e shoqatës së menaxhimit të peshkimit🎏, biseduam mbi të gjitha problematikat që ata kanë.

Këta peshkatare, që jetën e tyre e kanë lidhur me peshkimin, nuk shërbejnë vetëm për familjet e tyre, por dhe për numrin e madh të turisteve vendas dhe të huaj, që gjatë këtij viti arritën shifra rekord.

Gjatë bisedës me ta diskutuam mjaft çështje si:

➡️gjuetia pa kriter

➡️ pamundësia për të krijuar njësi ekonomike për kultivimin e peshkut

➡️ heqja e rrethimeve amatore

🟢Ftova anëtarët e kësaj shoqate që të rrisin bashkëpunimin🤝 me pushtetin vendor, me besimin që me kryetarin shume aktiv të bashkisë, z. Beci, liqeni i Shkodrës, si pasuri natyrore të marrë vëmendjen e duhur duke u kthyer në motor gjenerimi ekonomie për banorët e kësaj zone, por mbi të gjitha për ekosistemin tonë natyror.”

RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

4 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

4 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

4 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

5 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

6 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

6 hours ago