Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong dhe partnerja e saj prej gati dy dekadash, Sophie Allouache, u martuan dje, në një vresht pranë Adelajdes, në Australinë e Jugut.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri Anthony Albanese dhe disa ministra të qeverisë.
Shoqërueset e nuses ishin dy vajzat e çiftit, Alexandra, 12 vjeçe dhe Hanna, tetë, nëna biologjike e së cilës është Allouache.
Ceremonia u pasua në mbrëmje me një valle tradicionale, në homazh për origjinën malajziano-kineze të ministres Wong.
Ajo dhe Allouache, një nëpunëse publike, u takuan në vitin 2007.
Wong më vonë u bë një nga promovuesit më të fortë të legalizimit të martesës mes njerëzve të së njëjtës gjini, që u arrit në Australi në vitin 2017.
Pasi hyri në parlament në vitin 2002, Wong është ministrja më jetëgjatë e Australisë, pasi ka udhëhequr portofolin e Ndryshimeve Klimatike dhe Financave./ a.jor.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.