Ministrja e Jashtme gjermane: E ardhmja e Ukrainës është në BE
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock deklaroi sot se “e ardhmja e Ukrainës qëndron në Bashkimin Evropian” dhe vlerësoi Ukrainën për reformat e saj të vazhdueshme.
Duke folur në takimin e ministrave të Jashtëm mes BE-së dhe Ukrainës në Kiev, Baerbock tha se BE-ja “do të shtrihet së shpejti nga Lisbona në Luhansk”.
“Me çdo fshat, me çdo metër që Ukraina çliron, me çdo metër ku shpëton njerëzit e saj, ajo hap rrugën e saj drejt BE-së”, shtoi Baerbock.
Ministrja e Jashtme gjerman vlerësoi Ukrainën për fillimin e një procesi reformash gjatë luftës.
Përveç ndryshimeve në sektorin e drejtësisë, Baerbock përshëndeti në mënyrë specifike përpjekjet e Ukrainës për të luftuar korrupsionin.
Baerbock u tha gazetarëve se BE do të mbështesë më tej Ukrainën “çdo ditë” dhe do ta ndihmojë atë të përgatitet për dimër.
“Ukraina kërkon një plan mbrojtjeje dimërore të përbërë nga mbrojtja ajrore, gjeneratorët dhe një forcimi i sistemeve të saj të furnizimit me energji”, tha Baerbock.