Categories: LajmeSociale

Ministrja Koçiu: Buxheti 2024 rrit pagat për 22 mijë punonjës të sistemit shëndetësor

U mbajt në Tiranë Konferenca e 30-të e Kirurgjisë Shqiptare dhe Kongresi i 7-të Shqiptar i Traumës dhe Kirurgjisë Urgjente.

Në ceremoninë e hapjes së këtij eventi të rëndësishëm rajonal, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, tha se buxhetit 2024, i cili është më i madhi deri sot i akorduar për shëndetësinë do të mundësojë investime për pajisje moderne dhe të teknologjisë së fundit. 

Një tjetër pikë kyç në buxhet janë edhe vijimi i shtimit të pajisjeve moderne dhe teknologjisë së fundit për të bërë diagnostikimin më të mirë, për të shërbyer më mirë qytetarëve. Pas rehabilitimit të plotë të 20 spitaleve dhe 340 qendrave shëndetësore, deri në fund të vitit 2024, ne do të vijojmë të rikonstruktojmë dhe t’i shtojmë Qendrave Shëndetësore edhe 60 godina të tjera,” deklaroi ministrja Koçiu.

Tashmë parashikohet të ndërtohet edhe godina e re e mbështetjes së Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Mbështetja për Urgjencën Kombëtare do të ndihmojë akoma më shumë në rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë në reagim, marrjen e trajtimit paramjekësor, duke përmirësuar kështu drejtpërdrejtë dhe punën në Spitalin e Traumës,” u shpreh ministrja.

Gjatë vitit të ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të rikonstruktojë Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, godinën qendrore të spitalit Rajonal Gjirokastër dhe spitalin Rajonal Korçë. 

Sipas ministres me buxhetin e ri do të vijojë rritja e pagave për rreth 22 mijë punonjës shëndetësorë. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.