Ministrja Koçiu: Me rëndësi që të bëhet kontrolli periodik i gjirit sepse kështu shpëtojmë jetë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, apeluan të premten që gratë dhe vajzat, të kryejnë ekzaminimet jo vetëm gjatë Tetorit Rozë, por edhe në muajt në vazhdim.

Ministrja Koçiu vlerësoi kontributin e grave për zhvillimin e zonës ku ato jetojnë, sakrificat për familjet e tyre ndërsa nënvizoi se qëllimi kryesor është që kjo iniciativë të shtrihet edhe në zona të tjera rurale, aty ky gratë kanë akses më të ulët për këtë shërbim, për shkak edhe të angazhimit të pandërprerë që vajzat dhe gratë u kushtojnë punëve të përditshme.

Vetëm 15 km larg nga qyteti i Lezhës, Fishta është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer në çdo stinë të vitit dhe kontributi i grave është dyfishuar.

Koçiu vuri në dukje se gratë e kësaj zone janë jashtëzakonisht të ngarkuara në këtë komunitet nisur edhe nga fluksi i turistëve pothuajse gjatë gjithë vitit dhe shpesh i neglizhojnë kontrollet e domosdoshme shëndetësore.

Në krah të vajzave dhe grave, ministrja apeloi që të marrin vetëm disa minuta nga dita e ngarkuar dhe të bëjnë kontrollet periodike të shëndetit.

Ajo u shpreh se tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit që për fat të keq është shumë e përhapur dhe po përhapet gjithmonë edhe më shumë.

Ministrja shtoi se kjo sëmundje ndonëse ka fatalitet të lartë, për fat të mirë nëse diagnostikohet në kohë është plotësisht e kurueshme.

“Prandaj edhe ne duam shumë që t’i japim mundësinë çdo gruaje që nuk ka mundësi. Prandaj ka rëndësi që ta ngremë zërin dhe gjithë motrat, miket tuaja, shoqet, nënat t’i bëni bashkë dhe t’i kujtoni vazhdimisht që është shumë e rëndësishme që të bëjnë kontrollin periodik të gjirit sepse kështu mund të shpëtojmë jetë. Vetëm kështu ne mund ta parandalojmë në kohë edhe të dianostikohemi herët dhe falë mjekëve dhe gjithë pajisjeve që kemi vënë në dispozicion, në këtë rast konkret mamografitë lëvizëse, të bëjmë të mundur  evidentimin e hershëm të kësaj sëmundjeje dhe ta kurojmë në kohë”, nënvizoi ministrja.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu falënderoi ministren e Shëndetësisë që mundësoi ardhjen e mamografisë pranë vendit ku jetojnë dhe punojnë gratë e kësaj zone.

Ai theksoi rëndësinë e kryerjes në kohë të ekzaminimeve pasi nëse kapet në kohë mund të shërohet.

“Mamografia është falas, është e lëvizshme, ju vjen këtu vetëm me u lidh me gjithë ekipin mjekësor, kështu që gjithçka është në dispozicion”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

1 day ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

1 day ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

1 day ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

1 day ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

1 day ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

1 day ago

This website uses cookies.