Ministrja Koçiu: Vaksinat kundër gripit janë falas, thelbësore për mbrojtjen e shëndetit

42198394bb09465ba4c860bff55c9b4e

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, përmes rrjeteve sociale u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, pjesë e grupeve të rrezikuara nga gripi i sezonit të bëjnë vaksinën kundër gripit, e cila është falas.

Në qendrat shëndetësore ka nisur që me 7 tetor vaksinimi falas kundër gripit, si mjeti më efikas dhe mbrojtja më e mirë kundër viruseve të rrugës së frymëmarrjes që shkaktohen nga ky virus.

Në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit janë siguruar 280 000 doza vaksinash të shpërndara tashmë në të gjithë vendin.

Koçiu thekson se në vetëm një muaj, 54% e dozave të shpërndara të vaksinave kundër gripit janë aplikuar, duke forcuar mbrojtjen ndaj gripit për këtë sezon.

“Nga 280 mijë doza të dërguara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, më shumë se gjysma janë administruar për të mbrojtur shëndetin e popullatës, veçanërisht grupet më të ndjeshme. Vaksinat janë thelbësore në mbrojtjen e shëndetit. Le të kujdesemi për veten dhe njëri-tjetrin”, u shpreh ministrja Koçiu.

Këtë vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 20 mijë doza më shumë se një vit më parë dhe do të vijojë të kryhet për grupet e riskut sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.