Ministrja Koçiu vizitë në Bashkinë Shkodër/ Koçiu: Investimet në shëndetësi për Shkodrën do të vijojnë

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në një takim në ambjentet e bashkisë Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu. Gjatë kësaj vizite kreu i bashkisë Beci ka njohur ministren me punën e nisur nga bashkia Shkodër në fushën sociale por edhe nevojën për ndërhyrje në infrastrukturë pranë qëndrave shëndetësore në bashkinë Shkodër. Ai i kërkoi ministres që Shkodra të ketë një vëmendje të veçantë në politikat mbështetëse financiare dhe projektet e shëndetësisë.
Ministrja Koçiu, garantoi se Shkodra do të jetë në vëmendjen kryesore të politikave mbështetëse të Ministrisë që ajo drejton dhe investimet në shëndetësi për Shkodrën do të vijojnë edhe gjatë vitit 2024.
Pas vizitës me kryebashkiakun Benet Beci, Ministrja Koçiu, mori pjesë në muralen pranë bashkisë Shkodër dedikuar muajit të sensibilizimit Tetorit rozë ku i ftoi të gjitha gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e ekzaminimeve dhe mamografisë për kancerin e gjirit.Muralja pranë bashkisë Shkodër vjen si formë ndërgjegjësimi përgatitur nga Shërbimi Social i bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Njësinë e Kujdesit Vendor Shkodër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

14 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

14 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

14 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

14 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

14 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

15 hours ago

This website uses cookies.