Ministrja Manastirliu: Transferim pa burokraci nga gjimnazi në shkollat profesionale

Manastirliu
Nxënësit që sapo kanë nisur gjimnazin dhe që e shohin si zgjidhje arsimin profesional, mund të transferohen pa burokraci në shkollat profesionale brenda muajit dhjetor. Deklarata vjen nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu, në vijim të fushatës së ndërgjegjësimit “Zgjidh Zanatin”, për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional, si çelësi i suksesit për punësimin e sigurt.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit u shpreh për nevojën e një hovi të ri të zgjedhjes së arsimit profesional dhe mundësisë për t’u aftësuar dhe për të zhvilluar aftësitë në zanatet më të kërkuara nga tregu i punës.
Zv/ përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, Edina Kozma e ka konsideruar bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, frytdhënës për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional.
“Jemi shumë të kënaqur që disa nga rekomandimet e dialogut tonë të përbashkët janë pjesë e rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sporit, për shembull, të filluarit e zhvillimit të karrierës që herët”, tha Kozma.