Ministrja Muzhaqi: Panaire edukimi, trajnimi dhe punësimi për të rinjtë në çdo qark

Muzhaqi

Muzhaqi

“Panaire në çdo qark”. Kjo është nisma më e fundit e ministres për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila, nëpërmjet një video-mesazhi,  njoftoi ditën e sotme për tre panaire të njëpasnjëshme në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, për informimin e të rinjve me mundësi arsimi të mëtejshme, trajnime dhe mundësi punësimi reale në secilin prej qyteteve ku do të zhvillohen panairet.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ka organizuar edhe më parë panaire në Kukës dhe Sarandë, nga ku rreth 50 organizata, institucione dhe biznese njohën të rinjtë me mundësitë që ata ofrojnë për edukim, arsim dhe punësim në qytetin e Kukësit dhe Sarandës, në përputhje me qëllimet dhe profesionet e të rinjve, por edhe me kërkesat e tregut të punës.

Kjo nismë vjen në kuadër të qëllimit të dytë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, mbështetet dhe nxitet novacioni rinor dhe rritja e aftësive dhe profesionalizmit të të rejave dhe të rinjve përmes edukimit cilësor në TIK dhe fusha të tjera të zhvillimit digjital duke rritur dhe përmirësuar kështu mundësitë për të hyrë në tregun e punës.

Çfarë është “Strategjia Kombëtare e Rinisë”?

Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029 synon të përmirësojë jetën e të rinjve në Shqipëri me anë të tre qëllimeve:

– Të rejat dhe të rinjtë marrin pjesë aktivisht në shoqëri dhe ndihen të fuqizuar për t’u shprehur me zërin e tyre. Politikat ndërsektoriale rinore janë të koordinuara, të bazuara në analiza, me mekanizma të mirë financuar. 

– Mbështetet dhe nxitet novacioni rinor dhe rritja e aftësive dhe profesionalizmit të të rejave dhe të rinjve përmes edukimit cilësor në TIK dhe fusha të tjera të zhvillimit digjital duke rritur dhe përmirësuar kështu mundësitë për të hyrë në tregun e punës. 

– Mirëqenia aktive, e shëndetshme, fizike, sociale dhe mendore e të rinjve. Siguria, mbrojtja dhe përfshirja e të rinjve në të gjithë diversitetin e tyre, veçanërisht për ata të rinj që janë në situatë rreziku apo mënjanimi social.

– Programi i Kodimit ofrohet me mbështetje financiare nga qeveria në masën 100% ose 300000 lekë për punëkërkuesit e papunë, 50% ose 150000 lekë për studentët dhe të punësuarit dhe në vlerën 200000 lekë për individët me aftësi të kufizuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.