Ministrja Spiropali: Kuçova, baza më e madhe e NATO-s në rajon

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë të hënën në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Spiropali, nëpërmjet një postimi në platformat sociale, u shpreh se, ky është një investim me infrastrukturë moderne për flotën shqiptare të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës, e cila do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve shqiptarë.

“Si baza më e madhe e NATO-s në rajon, kjo infrastrukturë e rëndësishme, jo vetëm që rrit profilin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin e vendit për paqe dhe siguri në rajon, duke u kthyer në një aset të vyer të Aleancës”, mbyll postimin Spiropali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.