Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve të prekur nga miopia po rritet në të gjithë botën, duke u kthyer në një “pandemi” të re te grup-moshat 5-19 vjeç.
Okulisti Rubin Topi tha se miopia është rritur ndjeshëm edhe te grup-moshat e tjera të popullatës në botë dhe sipas studimeve në 2050, gjyma e popullsisë në botë do të jenë miopë.
Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, okulisti Topi tha se kjo vjen si pasojë e dy arsyeve kryesore, qasja e madhe ndaj pajisjeve teknologjike si dhe mbyllja në shtëpi duke humbur kontaktin me natyrën dhe dritën natyrale. Doktor Topi tha se drita natyrale është një faktor kryesor mbrojtës që fëmijët të mos shkojnë në miopi, ndërsa shton se 2 orë në ditë në natyrë janë të mjaftueshme për këdo.
“Jo rastësisht konsiderohet një pandemi, pasi fëmijët dhe adoleshentët por deri ën 2025 më shumë se gjysma e planetit dhe grup mosha të tjera do jenë të prekur nga miopia. Faktorët janë dy shtylla kryesore, e para qasja ndaj pajisjeve dixhitale dhe shkollat tashmë në vend të tabelës kaliske që kemi pasur të gjithë kemi një ekran gjigand dixhital. Kjo fillon që te shkolla. Arsye numër dy është fakti që fëmijët kalojnë gjithnjë e më pak kohë në natyrë, në ambient të hapur. Kjo tashmë e ka kthyer atë në një pandemi. Vetë teknologjia rrezaton një rrezatim blu jo natyral dhe ka një energji shumë më të artë se drita natyrale e shëndetshme dhe vetë kjo sjell dëmtime të caktuar, por edhe fakti që ke një qasje me orë të gjata ndaj teknologjisë dhe distanca që punohet me dixhitalizimin është shikim në distancë të afërt dhe kjo është edhe shikimi më i lodhshëm i mundshëm, krahasuar me shikimin në distancë. Kjo sjellë që muskulatura e brendshme e syrit nuk përballon dot më këtë ngarkesë dhe sjellë një zgjatje të syrit si organ. Kjo është miopia. Pra nevojën e një numri me minus për të korrigjuar këtë gjë”, tha doktor Topi.
Faktori gjenetik është një tjetër arsye se pse fëmijët preken nga miopia dhe për këtë, doktori okulist Rubin Topi tha se prindërit që janë miopë duhet t’i kontrollojnë fëmijët që në moshë të hershme dhe të reduktojnë orët e gjatë të fëmijëve para pajisjeve dixhitale.
“Në Tajvan, Kinë, Singapor miopia është shumë më i lartë se në vendet e tjera të botës dhe kjo lidhet me teknologjinë, mbylljen brenda shtëpisë, faktori gjenetik dhe aty arrin deri në 80 % miopë. Faktori gjenetik është shumë më i theksuar te aziatikët. Prindërit që janë miopë duhet të jenë dyfish të kujdesshëm për fëmijët e tyre dhe duhet ta sjellin herët fëmijën për kontroll te okulisti në mënyrë që përtej gjenetikës që ka si dizavantazh, të mos ketë qasje të gjatë në pajisjet dixhitale. Në mënyrë që të mos shkojmë në ekstrem në humbje të shikimit. Nëse një fëmijë preket nga miopi kthimi pas është gati i pamundur dhe me rritjen e fëmijës do ketë vetëm rritje. Ekstremi është deri tek humbja e shikimit nëse miopia agravon në miopi degjenerative, ky syri zmadhohet si organ dhe retina që lidhet me trurin dhe sa më shumë të tërhiqet ajo çahet. Me rritjen e syrit, retina nuk rritet domosdoshmërish me të. Një fëmijë i vogël nuk ka pse të ketë qasje në teknologji dhe prindërit duhet të mos e lejojnë këtë dhe duhet të minimizojnë dhe mbajnë nën kontroll e fëmijëve para mjeteve dixhitale”, u shpreh ai.
Qasjen e madhe ndaj teknologjisë, okulisti e cilëson si “drogë moderne” që bënë fëmijët dhe të rriturit të varur nga pajisjet dixhitale.
“Teknologjia krijon një lloj drogë dixhitale dhe fëmijët nuk e kuptojnë kur bëhen të varur prej tyre. Kjo është një drogë dixhitale dhe moderne që bën që fëmija të qajë sapo ti ia heq nga dora. Duhet që kërkon mjete të përdoren me orare të caktuar dhe në mënyrë të kontrolluar. Gjithashtu duhet që qasja në natyrë është e domosdoshme. Duhen dy orë në ambient të hapur në mënyrë që miopia të mos instalohet që në fillim te fëmijët”, tha Topi.
Sipas një studimi të publikuar në “British Journal of Ophthalmology”, deri në vitin 2050, 740 milionë fëmijë dhe adoleshentë midis moshës 5 dhe 19 vjeç do të jenë miopë. Në studim u analizuan 276 studime të kryera deri në qershor 2023 në mbi 5,400,000 fëmijë dhe rinj nga 50 vende të botës.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.