Miqësore “luksi” për Vllazninë e vajzave, skuadra kampione do të masë forcat me francezet e Olympique Lyonnais

Një miqësore ndërkombëtare luksi me një skuadër të një niveli të lartë europian si Olympique Lyonnais e pret mbrëmjen e kësaj të shtunë, Vllazninë e futbollit të vajzave. Stafi shkodran ka mbërritur në Francë, ndërsa Presidenti Lazër Matija flet mbi rëndësinë e kësaj përballje prestigjoze për skuadrën kampione të Shqipërisë.
Presidenti Matija ndalet edhe në paraqitjen që bënë vajzat shkodrane në ndeshjet zyrtare të Champions League.
Miqësorja Olympique Lyonnais-Vllaznia pritet t’i shërbejë skuadrës për kolaudimin në kampionat, ku objektiv mbetet mbrojtja e titullit kampion.