Miqësore ndërkombëtare në basket / Vllaznia e meshkujve mundet me një pikë diferencë nga KB Shushanj i Tivarit, 76-77
Në kuadrin e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri të basketbollit, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar mbrëmjen e së premtes një ndeshje miqësore me Klubin e Basketbollit Shushanj të Tivarit. Ballafaqimi në fjalë u shoqërua
Me një rivalitet gjatë të gjithë ecurisë së ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e skuadrës mike nga Mali i Zi, ndërkohë që në të dytën është Vllaznia, e cila dikton në fushën e lojës duke qënë në avantazh në pjesën më të madhe të dy periodave të fundit.
Kuqeblutë janë në avantazh edhe në minutën e fundit, por pikërisht në sekondat e fundit është skuadra malazeze që rrëmben fitoren me shifrat, 76-77. Pas ndeshjes, traneri i Vllaznisë Damian Bekteshi u shpreh i kënaqur për reagimin e skuadrës, ndërkohë që përcolli komennte pozitive për basketbollistin amerikan të ardhur ditët e fundit në Shkodër.
Ndërkohë, nga skuadra mysafire, është prononcuar shqiptari i vetëm në këtë skuadër, Alen Gjeloshi.
Kjo mund të jetë miqësorja e fundit e Vllaznisë përpara datës 7 tetor që është nisja zyrtare e kampionatit.