Miqësoret me Rumaninë, Kombëtarja e Futsallit nis grumbullimin

Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Rumanisë, që do të zhvillohen më datë 13 dhe 14 prill, në ora 18:00 në “Concordia Sports Hall” në Chiajna të Rumanisë.

Mbrëmjen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë një seancë stërvitore në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa ditën e nesërme ekipi Kombëtar do të udhëtojë drejt Rumanisë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futsallit, Erind Resuli ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet me Rumaninë. Në total tekniku kuqezi ka ftuar 14 lojtarë që do të japin kontributin e tyre në këto sfida miqësore.

Dy ndeshjet ndaj Rumanisë janë shumë të rëndësishme, pasi trajneri Erind Resuli dhe stafi teknik do të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar. Në fundin e muajit maj Shqipëria do të njohë edhe kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Kampionatit Europian të Futsallës.

Më poshtë, edhe lista e 14 lojtarëve të ftuar nga trajneri Erind Resuli për dy miqësoret me Rumaninë:

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.