Miqësorja me Italinë, trajneri Bulku: Më të mirën kundër kampionëve të Europës…

Miqesorja me Italine trajneri Bulku Me te miren kunder kampioneve

Miqesorja me Italine trajneri Bulku Me te miren kunder kampioneve

Miqësorja me Italinë, trajneri Bulku: Më të mirën kundër kampionëve të Europës

Kombëtarja U19 do të nisë këtë të diel grumbullimin në prag të miqësores me Italinë, që do të luhet më 9 gusht në Koverçano. Trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku, i cili ka thirrur 20 lojtarë për këtë ndeshje, ka shprehur opinionin e tij në një intervistë të dhënë për fshf.org.

“Pak a shumë grupi është i njëjtë, pasi ka qenë edhe me grupmoshat e mëparshme, tek U-17 dhe U-15. Ka pak ndryshime. Po mundohemi të formojmë grupin që të jetë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese. Tani do e shikojmë ekipin edhe në këtë ndeshje me Italinë. Është bërë si traditë tani, është viti i tretë radhazi që ne e organizojmë, duke parë marrëdhëniet e jashtëzakonshme që ka Federata jonë me Federatën Italiane. Këtë radhë kemi vetëm një ndeshje miqësore”.

“Mos të harrojmë që skuadra italiane sapo është shpallur kampione Europe në Maltë. Mendoj se kemi marrë të gjithë lojtarët që janë duke u stërvitur në skuadrat e para ku bëjnë pjesë, kanë bërë fazë përgatitore të gjithë lojtarët që do të jenë të gatshëm. Shpresojmë që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë dhe të gjejmë një skuadër të përgatitur, pasi dihet forca e kundërshtarit. Ne do shkojmë të bëjmë gjithçka çfarë mundemi, për të parë nga afër gjendjen që po kalojnë lojtarët dhe për të formuar një grup sa më të fortë për të përballuar ndeshjet europiane”.

“Nuk mund të themi se do të formojmë grupin përfundimtar, sepse dihet që ndeshjet eliminatore të Europianit janë në muajin nëntor dhe ka kohë. Mund të ndodhë gjithçka rrugës, mund të ketë lojtarë që nuk janë në formë të mirë. Shpresoj të mos kemi lojtarë të dëmtuar. Kemi në dispozicion edhe katër ndeshje të tjera miqësore pas ndeshjes me Italinë. Do bëjmë të pamundurën që të krijojmë grupin që të jetë sa më solid për ndeshjet kualifikuese”.

“Unë dhe stafi kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me lojtarët, flasim çdo ditë me ta, i pyesim për çdo gjë që bëjnë në skuadrat e tyre. Jemi duke i monitoruar nga afër në çdo moment. Është e vërtetë që mund të jenë pak të ngarkuar, por mos të harrojmë se kanë zhvilluar nga 2-3 ose edhe më shumë ndeshje miqësore”.

“Shpresojmë që të jenë në formën e duhur dhe të tregojnë një nivel sa më të mirë, që edhe ne pastaj si staf të bëjmë vlerësimet e duhura e të jemi sa më të përgatitur për kampionatin, që është gjëja më e rëndësishme për ne si ekip kombëtar”.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.