“Miqtë e pasdites” nën moderimin e Beniada Nishanit dhe autorësinë e Ilda Lumanit

Beniada Nishani

“Miqtë e pasdites” është emisioni më i ri që ka startuar në Radio Televizionin Shqiptar.

Nën moderimin plot hijeshi dhe natyralitet të Beniada Nishanit, e cila ndërthur humorin me profesionalizmin, ky emision është kthyer menjëherë në shoqëruesin perfekt të orëve të pasdites për të gjithë familjen.

“Miqtë e pasdites” ndërthur argëtimin, temat e rëndësishme shoqërore dhe personazhe nga fusha të ndryshme.

Unë çdo gjë në jetën time e mirëpres me shumë pozitivitet dhe jam një person që nga vetja kërkoj shumë. Po mundohem të jap më të mirën time. Ndërkohë po përmirësoj edhe gjuhën shqipe, që më bën të lumtur. Ndihem shumë mirë dhe shoh që publiku e ka mbështetur shumë. Jam shumë, shumë e lumtur për këtë,” shprehet moderatorja Nishani.

Ky program duket se është mirëpritur nga audienca e gjerë më së miri. Kjo vërehet edhe në reagimet në rrjetet sociale, por edhe nga shikueshmëria, ku vetëm në pak ditë një nga videot e programit në rrjetin TikTok ka arritur mbi 1 milion shikime.

Me autore gazetaren dhe producenten Ilda Lumani, “Miqtë e pasdites” premton ende shumë surpriza.

Programi i pasdites ka filozofinë e vet që të jetë një program çlodhës, argëtues, informues… një program që të mos impenjojë, por të çlodhë. Shpresoj që të kemi tema edhe më të bukura në vijim. Po punojmë këtë. Është vetëm fillimi. mendojmë që programi do të vijë duke u rritur, sepse natyrshëm kimia jonë është duke u zhvilluar, por edhe Beniada është duke hyrë në linjën e një programi pasditeje, sepse nuk është kollaj të bësh një program një herë në javë dhe pastaj të kalosh në një program të përditshëm. Ka një impenjim tjetër. Besoj që javë pas jave, ditë pas dite do të kemi të ftuar dhe tema shumë interesante, që do ta bëjnë vërtet të këndshme pasditen këtu në RTSH,” tregon autorja Lumani.

Programi “Miqtë e pasdites” vjen çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 17:00 në ekranin e RTSH 1.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.