Miratimi i amnistisë penale, Alibeaj: Marrëveshje ogurzezë që goditi punën e SPAK dhe BKH

Deputeti demokrat Enkeljed Alibeaj e ka konsideruar miratimin e amnistisë penale si një marrëveshje ogurzezë dhe goditje të punës ndaj SPAK, BKH dhe GJKKO.

Në një konferencë për mediat, Alibeaj tha se nga kjo marrëveshje nuk përfituar protestuesit që kanë protestuar kundër padrejtësive, por “u godit SPAK që të dënuarit nga ai të lirohen”.

Për Alibejan, sinjalet për ndihmë të SPAK-ut, u lëshuan dje nga kreu i tij Altin Dumani gjatë prezantimit të raportit të punës 1-vjeçare për 2023.

Miratimi i amnistisë penale, tha Alibeaj, krijuan një bllokadë për punën e SPAK dhe drejtësisë.

“U krye për disa qëllime u mundësua të falen zyrtarët e lartë që kane vjedhur dhe krye vepra penale. Nuk përfitojnë protestuesi që protestuan kundër padrejtësive. Atmosfera që ka shërbyer gjatë kësaj kohe për të goditur BKH siç ka bërë Rama apo për të krijuar komisione paralele, dje arriti kulmin që me një akt ligjor, ku produkti I SPAK dhe GJKKO u godit. Në momentin më të vështirë të SPAK ku dje Dumani lëshoi sinjale të rëndësishme ndihme. Referoi që 40 % ka rënë numri i kallëzimeve nga organet shtetërore drejt SPAK. Referoi që kanë mangësi burimesh njerëzore dhe që nuk bashkëpunon dot me Policinë e Shtetit, pasi ka segmente të caktuara brenda saj janë të lidhur me krimin e organizuar. Të gjitha këto kanë krijuar një bllokade për SPAK. Kuvendi dje nuk bëri gjë veçse dha dhe ai pjesë e tij në luftën kundër SPAK duke dekurajua SPAK, BKH dhe GJKKO në punën e tyre. Kjo është e vërteta e asaj që natën filloi dhe natën mbaroi larg syve të publikut një marrëveshje ogurzezë. Dje u thanë edhe të pavërteta lidhur me faktin që përfituesit përfitojnë. Thelbi ishte që përmes amnistisë t’i jepet një goditje SPAK. Të dënuar nga SPAK-u të përfitojnë”, tha Alibeaj.

Alibeaj shtoi se miratimi amnistisë krijoi precedentin për të ardhmen, se të dënuarit nga SPAK mund të falen, ndërsa sipas tij inkurajoi edhe administratën publike duke u thënë “vazhdoni vidhni se ju mbrojmë ne”

“Me miratimin e djeshëm u krijua precedenti që në të ardhmen mund të miratohet çdo lloj amnistie penale ku çdokush i dënuar nga SPAK dhe GJKKO mund të falen dhe t’i ulen dënimet. Nëse mazhoranca nuk do kishte këtë qëllim, atëherë do të pranonte amendamentin tonë, ku të dënuarit nga SPAK nuk do përfshihen në amnisti. Sinjali që iu dha dje të gjithë administratës publike dhe zyrtarëve është se “vazhdoni vidhni se ju mbrojmë ne””, tha Alibeaj.

Në seancën parlamentare të 4 prillit, përmes dakordësisë PS-Rithemelimi, u arrit të votohej amnistia penale me 110 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Ndërsa Luzlim Basha dhe Enkelejd Aliebaj u larguan para nisjes së votimit.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.