Miratimi i Amnistisë Penale/Dhoma e Avokatisë Shkodër mbështet vendimin
Me 110 vota pro, një abstenim dhe një kundër Kuvendi i dha dritën jeshile amnistisë penale nga e cila 700 të dënuar do të lirohen, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.
Një vendim të tillë e ka përshëndetur edhe Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër Anton Kosteri. Sa i takon mbipopullimit në burgje Kosteri thekson se kjo ka ardhur për shkak të ligjeve të ashpra që merren në Shqipëri. Nga amnistia janë përjashtuar të dënuarit që janë hetuar nga SPAK dhe dënuar nga Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.