Miratimi i marrëveshjes për pensionet nga Italia, Rama: Asnjë vit pune nuk humbet

pensionet nga Italia, Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi të enjten për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë nga Senati Italian

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se tashmë asnjë vit pune nuk humbet.

Rama shkruan se kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.

“Më në fund. Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri”, deklaron Rama.

Sipas kryeministrit, marrëveshja sjell siguri dhe perspektivë të re për thuajse gjysmë milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

“Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë. Ia dolëm! Grazie Italia, grazie sorella d’Italia”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Miratimi nga Senati

Senati italian miratoi më 5 mars me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes, të dyja vendet do të krijojnë një fond specifik, që do t’i japë fund problemit për kontributet shoqërore për shtetasit e tyre.

Përmes marrëveshjes do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimet për papunësinë, si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë, punojnë dhe derdhin kontributet e tyre në Shqipëri.

Kujtojmë se marrëveshja Shqipëri–Italia për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore u arrit më 6 shkurt 2024.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.