Miratohen 100 mln euro kredi për energjinë
Në parlamentin shqiptar Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar dy marrëveshjet e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim e KfW-së gjermane.
Bëhet fjale për kredi me vlerë 100 mln euro, që do të shkojnë për përmbushjen e reformës në sektorin elektroenergjetik të nisur në vitin 2015.
Këto kredi nuk do të shkojnë për investime, por në mbështetje të politikave të sektorit, deklaruan zyrtarët e qeverisë.
Ndër të tjera, ato do të përdoret për krijimin e një tregu të organizuar, që nënkupton funksionim e bursës së energjisë, që aktualisht ndonëse ka nisur operimet nuk përfshin transaksionet kryesore të shit –blerjes së energjisë elektrike.
Huatë do të përdoren edhe për ndërmarrjn e politikave në drejtim të kategorisë së klientit në nevojë. Ato do i hapnin rrugë kompensimit të shpenzimeve për energji elektrike, nga familjet në vështirësi ekonomike.
2 kreditë janë pjesë e mbështetjes të buxhetit të shtetit me një total prej 250 milionë eurosh, e ndarë midis dy institucioneve financiare, ADF 100 milion euro dhe KfW 150 milion euro sipas një memorandumi mirëkuptimi të vitit 2018, për huatë për politikat e reformës.