Miratohet akti për shpërblimin e punonjësve të Policisë

Hoxha i policise

Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, ku përcaktohet misioni, organizimi, detyrat, të drejtat dhe statusi i Policisë së Shtetit vijon miratimi i akteve që rregullojnë veprimtarinë, marrëdhëniet e punës, garantimin e karrierës, mirëqenien dhe vazhdimësinë në detyrë të punonjësve të policisë.

Shpërblimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është në masën 3 paga mujore për rezultate të larta në kryerjen e detyrës nga punonjësi i policisë, duke përcaktuar kriteret që duhen plotësuar nga punonjësit e policisë për përfitimin e këtij shpërblimi.

Këshilli i Ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm në lidhje me përcaktimin e rregullave dhe kritereve për dhënien e shpërblimit për punonjësit e policisë. Sikurse edhe ju jeni në dijeni, në gusht 2024, ligji i ri i Policisë së Shtetit miratoi të gjithë veprimtarinë, rregullimin, organizimin, planifikimin si dhe dhënien e shpërblimeve për Policinë e Shtetit.

Në këtë mënyrë ka një risi për dhënien e vazhdueshme të ndihmës për Policinë e Shtetit. Shumë shpejt i gjithë aktiviteti i organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do të unifikohet. Qeveria përcakton shprehimisht vullnetin e saj për misionin e rëndësishëm që ka Policia e Shtetit në politikën e saj. Roli i policisë është një shumë kyç dhe motivimi i forcave të policisë do të jetë gjithmonë në prioritetet dhe objektivat e qeverisë shqiptare”, deklaroi Hoxha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.