Miratohet buxheti për 2025 – Debate mes këshilltarëve para procesit të votimit

MIRATOHET BUXHETI

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak  për këtë vit është shoqëruar me debate  gjatë diskutimit të buxhetit për vitin 2025, që ishte dhe pika  kryesore e rendit të ditës.

Gjatë kësaj mbledhje , kryebashkiaku Benet Beci bëri një prezantim të investimeve të përfunduara me sukses, atyre në proces dhe të planifikuara për të filluar në vitin e ardhshëm , që përmirësojnë shërbimet publike dhe cilësinë e jetës së çdo banori, si në lagjet e qytetit, ashtu edhe në zonat rurale nga Velipoja deri në Dukagjin

Beci nënvizoi faktin se , në sajë të  një mbështetje të fortë nga Qeveria Shqiptare dhe donatorët ndërkombëtarë, janë në proces  miliona euro investime në territorin e bashkisë  Shkodër.Pas fjalës së  kryebashkiakut  Beci, këshilltarët e djathtë  kërkuan të merrnin fjalën për të replikuar, por nga kreu i Këshillit Bashkiak , Oltion Luli, iu bë e qartë se në fillim do të degjohen ekspertët për detajet e buxhetit dhe më pas do kishte diskutime.

Nga ana e këshilltarëve të djathtë  pati debate të ashpra, pasi insistonin  të merrnin fjalën menjëherë pas kryebashkiakut.

Pavarësisht  debateve , buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2025 u miratua me votat e këshilltarëve të majtë , të cilët përbëjnë shumicën në Këshillin Bashkiak. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.