Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për këtë vit është shoqëruar me debate gjatë diskutimit të buxhetit për vitin 2025, që ishte dhe pika kryesore e rendit të ditës.
Gjatë kësaj mbledhje , kryebashkiaku Benet Beci bëri një prezantim të investimeve të përfunduara me sukses, atyre në proces dhe të planifikuara për të filluar në vitin e ardhshëm , që përmirësojnë shërbimet publike dhe cilësinë e jetës së çdo banori, si në lagjet e qytetit, ashtu edhe në zonat rurale nga Velipoja deri në Dukagjin
Beci nënvizoi faktin se , në sajë të një mbështetje të fortë nga Qeveria Shqiptare dhe donatorët ndërkombëtarë, janë në proces miliona euro investime në territorin e bashkisë Shkodër.Pas fjalës së kryebashkiakut Beci, këshilltarët e djathtë kërkuan të merrnin fjalën për të replikuar, por nga kreu i Këshillit Bashkiak , Oltion Luli, iu bë e qartë se në fillim do të degjohen ekspertët për detajet e buxhetit dhe më pas do kishte diskutime.
Nga ana e këshilltarëve të djathtë pati debate të ashpra, pasi insistonin të merrnin fjalën menjëherë pas kryebashkiakut.
Pavarësisht debateve , buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2025 u miratua me votat e këshilltarëve të majtë , të cilët përbëjnë shumicën në Këshillin Bashkiak.
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…
Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…
This website uses cookies.