Miratohet Garancia Shtetërore 4 miliardë lekë për sektorin e industrisë përpunuese

Qeveria shqiptar miratoi në mbledhjen e së martës detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, në vijim të aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024, ku u parashikua alokimi i fondit prej 4 miliardë lekësh për këtë garanci.

Instrumenti i garancisë shtetërore u mundëson bizneseve të industrisë përpunuese mbështetje financiare përmes kreditimit me kushte lehtësuese, në funksion të realizimit të investimeve për automatizimin e mëtejshëm të linjave të prodhimit, si edhe disponimit të likuiditetit për blerjen e lëndës së parë.

Vlera e garancisë prej 4 miliardë lekë mbulon deri në masën 70 % marrjen e kredive nga sistemi bankar, me një marzh jo më shumë se 1.5 % mbi normën bazë. Afati i shlyerjes parashikohet deri në 7 vite për kreditë për investim dhe deri në 3 vite për kreditë për blerje të lëndës së parë.

Instrumenti i Garancisë Shtetërore do të zbatohet përmes marrëveshjeve që do të lidhen me 11 bankat tregtare që operojnë në sistemin bankar, ku bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi deri në fund të muajit tetor 2024 të aplikojnë pranë tyre për kredi me kushte lehtësuese, ndërsa deri në fund të këtij viti është caktuar afati përfundimtar për lidhjen e kontratave të kredisë.

Garancia Shtetërore dhe mbështetja financiare për bizneset e këtij sektori synon mbështetjen në drejtim të përmirësimit dhe përditësimit të proceseve teknologjike, si edhe rritjes së nivelit të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së këtyre bizneseve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.