Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot marrëveshjen me Malin e zi për njohjen e pensioneve.
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani e pranishme në Komision, deklaroi sot se marrëveshja për njohjen e pensioneve me Malin e Zi parashikon njohjen e viteve të punës.
Sipas Manjanit, marrëveshja konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të personave të punësuar, të të vetëpunësuarve dhe punëdhënësve.
Gjithashtu, shtoi ajo, rregullat koordinuese garantojnë, që personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe personat në varësi të tyre, të ruajnë të drejtat e fituara apo që janë duke i fituar.
Zv.ministrja theksoi se nga të dhënat e Regjistrit Kombëtar Tregtar rezultojnë rreth 69 biznese malazeze që operojnë dhe kanë status aktiv në Republikën e Shqipërisë dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme janë 54 shtetas malazez me leje qëndrimi në Shqipëri.
“Nga kjo marrëveshje përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. Nga të dhënat rezulton se janë 513 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Malin e Zi dhe 35 qytetarë malazezë që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri”, tha Manjani.
Me ratifikimin në Parlament të kësaj marrëveshjeje këta qytetarë do t’u njihen vitet e pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundje, barrëlindje, dëme të shkaktuara gjatë punës, por edhe përfitime të papunësisë.
Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë Hungaria, Kanadaja, Turqia, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Republika Federale e Gjermanisë, Austria dhe Kosova. Kësaj liste i shtohet edhe Kroacia, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes.
Ndërkohë që janë në proces marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Rumaninë, Greqinë, Francën dhe Italinë.
Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…
Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…
Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…
Drishti në Bashkinë e Shkodrës njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…
Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit. Pas rikontruksionit…
Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…
This website uses cookies.