Miratohet Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2024 – 2026

Integrimin Evropian
Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2024 – 2026.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë thuhet se, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, Ministri i Shtetit dhe Kryenegociator ngarkohet të bashkërendojë zbatimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2024 – 2026 me ministrat dhe/ose drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për kryesimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian (GNPIE), si dhe negociatorin përgjegjës të secilit kriter dhe/ose kapitull të acquis të Bashkimit Evropian.
Ndër të tjera mësohet se negociatori përgjegjës për kriterin dhe/ose kapitullin e acquis të Bashkimit Evropian, raporton në mënyrë periodike pranë ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator për ecurinë e zbatimit të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2024 – 2026.
Me anë të këtij vendimi, ngarkohen të gjitha institucionet, në përbërje të grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian, për të cilat në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2024 – 2026 janë përcaktuar detyra të veçanta për zbatimin e këtij vendimi.