Miratohet rregullorja për votimin e diasporës, më 11 janar hapet “PER”

celibash

Në vijim të konsultimeve dhe kur pak orë na ndajnë nga nisja e regjistrimit të shtetasve me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shqyrtuar e miratuar rregulloren për regjistrimin nëpërmjet platformës “PER”.

Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) bëhet aktive ditën e shtunë, më 11 janar, dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi sqaroi edhe kur aplikantit i refuzohet kërkesa.

Për t’u regjistruar, duhet vizituar faqja zyrtare e KQZ-së: kqz.gov.al, ndërkohë që mund të shkarkohet aplikacioni “KQZ Shqipëri” në dyqanet për celularët Apple dhe Android.

Platforma, që do të jetë e hapur për 60 ditë deri më 11 mars, përfshin: chatbot ndihmues për pyetje të shpejta, udhëzime të detajuara për përdorim, një sistem të avancuar me tri nivele sigurie. 

Ndërkaq, për dokumentet e nevojshme nevojitet: kartë identiteti ose pasaportë shqiptare, një dokument që vërteton adresën jashtë vendit (fature shërbimesh ose certifikatë banimi).

Për rinovimin e dokumenteve të skaduara duhet kontaktuar konsullata shqiptare më e afërt.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.