Lajme

Miratohet skema kombëtare e investimit në ferma, Denaj: Fuqizojmë aktivitetin bujqësor

Këshilli i Ministrave ka miratuar skemën kombëtare të investimit në ferma, në mbledhjen e kësaj të mërkure (18 shtator).

Në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj tha se kjo skemë, me 50% të investimit grant, do të shërbejë për të fuqizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe sektorin e peshkimit.

Skema ka një buxhet që për këtë vit fillon me 500 mln lekë dhe do të nisë më 1 tetor.

Miratuam skemën kombëtare të investimit në ferma, me 50% të investimit grant, për të rritur, fuqizuar dhe modernizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe sektorin e peshkimit përmes akuakulturës. Fokusi i parë  do jetë në të gjithë të interesuarit që duan të zgjerojnë investimet në sera,  për të siguruar produkt cilësor. Sektori i blegtorisë, përgjatë këtij viti ka patur vëmendje të shtuar përmes skemës kombëtare të subvencioneve, përmes skemës së investimeve 50% grant do të përmirësojmë infrastrukturën për mbarështimin e kafshëve që do t’i vijë në ndihmë për ndërtimin e stallave.  Shumë i rëndësishëm është edhe sektori i akuakulturës.

Sa i takon serave diellore, masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 15 mln lekë për hektarë për serat e prodhimit të tavolinave, 8 mln lekë për hektarë serat për rrushin e tavolinës, 4 mln lekë për serat për prodhimin e luleshtrydheve. Skema ka një buxhet që për këtë vit fillon me 500 mln lekë. Me fillimin e anonçimit të kësaj skeme më 1 tetor do të vijojë përgjatë gjithë vitit të përfitohet një informacion për të marrë aplikime. Me marrjen e përgjigjes pozitive, mund të ketë edhe një pagesë në masën 30% që në këtë vit”, tha Denaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

34 minutes ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

39 minutes ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

2 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

2 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

2 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

3 hours ago

This website uses cookies.