Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara   

vlefshmëria e kartave të identitetit

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, deri në fund të muajit maj.

Në këtë mënyrë Kuvendi i hapi rrugën shtyrjes së vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave, hap ky që do të mundësojë votimin për shtetasit shqiptarë të cilët ndodhen jashtë vendit, që kanë dokumente identifikimi të skaduara, apo që u skadojnë brenda harkut kohor deri në zgjedhje.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro edhe projektvendimin, i cili parashikon një shtesë prej 80 punonjësish me kohë jo të plotë pune në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të përballuar fluksin e madh të regjistrimeve të shtetasve shqiptarë për të votuar nga jashtë vendit.

Deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë momenti të votimit. Kuvendi shtyu për seancën e radhës plenare votimin e projektvendimit për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen dhe Diskriminimin. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.