Mirdita etnokulturore/ Muzetë në pallatin e kulturës tërheqës për të huajt
E njohur si një zonë me traditë dhe histori të lashtë, në Mirditë po merr vëmendje edhe turizmi etno-kulturor. I kthyer në atraksion turistik gjatë 10 viteve të fundit, muzetë e ngritura në pallatin e kulturës po tërheqin vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët kërkojnë të njihen me kulturën, traditën dhe historinë e kësaj treve.20 mijë është numri i vizitorëve përgjatë 10 viteve kur janë hapur këto muze, ndërsa 500 kanë qenë vetëm këtë sezon veror thotë Drejtori i Pallatit të Kulturës në Rrëshen Gjergj Marku. Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi thotë se numri i vizitorëve dhe turistëve është gjithnjë në rritje dhe po punohet për të krijuar infrastrukturën kryesisht për turizmin malor ku ka më shumë probleme.Zhvillimi sa më shumë i turizmit kryesisht në fshatra e Mirditës po shihet si një mundësi e mirë për të nxitur punësimin dhe ndaluar shpopullimin e Mirditës, por kërkohen më tepër vëmendje dhe investime në këtë drejtim.