Mirditë-U gjet i vdekur në dhomë nga vajza, Policia: 68-vjeçari u qëllua me armë nga dritarja

Një 68-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga në Mirditë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se 68-vjeçari është qëlluar nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe është gjetur pa shenja jete nga vajza e tij.

68-vjeçari prej 2 ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët teksa qëndronte në banesën ku kalonte muajt e verës.

Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.

“Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.