Mirë se erdhe Antony!, ministri Hasani: Partneriteti me SHBA vetëm forcohet
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pas mbërritjes së sekretarit amerikan të shtetit, Antoni Blinken i cili nisi zyrtarisht vizitën e parë në Tiranë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Hasani ka publikuar fotot e mbërritjes dhe ku shkruan se ,” Mirë se erdhe Antoni! Me kënaqësi kemi mirëpritur Sekretarin e Shtetit Antoni Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”.