“Mirë se vjen maturant”, aktiviteti i përvitshëm synon nxitjen e maturantëve për të studiuar në UNISHK
“Mirë se vjen maturant” ishte aktiviteti që u zhvillua sot në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNISHK me qëllim nxitjen e maturantëve për të studiuar në degët e tij.
Dekanja e këtij fakulteti theksoi disa nga avantazhet e të studiuarit pranë tij.
Në panel folën edhe studentë të fakultetit duke dëshmuar shembujt e tyre personal.
Formimi i studentëve me njohuritë bashkëkohore që kanë për synim përgatitjen e tyre si administratorë biznesi, financierë, kontabilistë etj, mbetet thelbi i asaj që ka për qëllim Fakulteti Ekonomik i UNISHK.