Mirëmbajtja e Gjuhadolit, turistët, punime në kohë të papërshtatshme
365 milion lekë ishte fondi i cili 9 vite më parë do të ndryshonte gjendjen e rrugicave në Gjuhadol. Sot kjo zonë turistike ka këtë pamje
Javën e fundit, Bashkia Shkodër ka nisur punën për sistemimin e pllakave dhe pusetave, të cilat janë hapur prej muajsh. Punime të cilat vizitorët e huaj thonë se po kryhen në kohë jo të duhur.
Nevoja për ndërhyrje në zonën muzeale të Gjuhadolit është e madhe si për rikualifikimin urban, po ashtu edhe për shtëpitë karakteristike. Ndërkohë që vitet e fundit Gjuhadoli është kthyer në qender të rëndësishme turistike thuajse në 4 stinët e vitit.