Mirëmbajtja e pemëve dekorative/ Qytetarët: Pemët ishin kthyer në rrezik për kalimtarët
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Shkodrës, po vijon punën për krasitjen e pemëve në rrugët e qytetit të Shkodrës sipas planit të planifikuar nga bashkia.
Prej dy ditësh po punohet në rrugën “Europa” në zonën e Rusit.
Si shkak i ndërhyrjes për krasitjen pemëve rruga ka qenë e bllokuar për lëvizjen e automjeteve. Ndërsa vlersojnë këtë ndërhyrje qytetarët thonë se shpesh hërë këto pemë janë kthyer në rrezik për ta pasi në ditët më stuhi ere ato janë thyer dhe kanë dëmtuar shumë makina të parkuara pranë tyre, gjithashtu rrënjët e pemëve të dala në sipërfaqe kanë dëmtuar edhe trotuaret. Në një njoftim të saj bashkia kërkoi mirkuptimin e qytetarëve për heqjen e automjeteve dhe bllokimin e rrugëes në dy anët e saj deri në përfundim të ketij procesi.