“Mirëmëngjes Shqipëri” premton shumë surpriza, moderatorët: I ftuari i parë Presidenti, do e shihni më ndryshe se kurrë
Valbona Mhilli dhe Ermal Qorri premtojnë plot surpriza në “Mirëmëngjesi Shqipëri”, që do të startojë të enjten (26 tetor) në ekranin e RTSH-së. Të ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” ata kanë zbuluar edhe të ftuarin e parë, Presidentin Bajram Begaj, që sipas moderatores Mhilli, do ta shohim kreun e shtetit si kurrë më parë.
“Një risi është edhe që do lidhemi me kolegët e Radio Tirana që zgjohen në orën 5, ne jemi në transmetim në orën 6 dhe do bëjmë lidhje direkte, do bëjmë një alternim. Do të kemi telefonata, do jetë shumë interaktive me shikuesit. Në formë kuici. Një super intervistë, do ta shikoni më ndryshe se kurrë. Ka pirë kafen e mëngjesit me ne”, u shpreh ajo.
Moderatori Ermal Qorri tha se ky emision do të ketë një qasje tërësisht të re, ku do të ketë edhe kuice.
“Do jetë një qasje ere ku nuk do mungojë aktualiteti, por edhe parashikimi i motit dhe horoskopi. Do kemi personazhe që do të jenë jashtë kostumit të profesionit. Nga ora 06:00 deri në orën 09:00 do të fokusohemi më së tepërmi te gjerat më të lehta sepse është mëngjes. Do bëjmë pjesë filma shqiptarë, pyetje nga filma shqiptare. Të ftuar të parë kemi kreun e lartë të shtetit, Presidentin Bajram Begaj”, tha Qorri.
“Mirëmëngjesi Shqipëri” do të jetë në ekranin e RTSH-së do të jetë çdo ditë, nga e hëna në të premte nga ora 06:00 deri në orën 09:00.