Categories: LajmeLajme nga Vendi

“Mirëmëngjes Shqipëri” premton shumë surpriza, moderatorët: I ftuari i parë Presidenti, do e shihni më ndryshe se kurrë

Valbona Mhilli dhe Ermal Qorri premtojnë plot surpriza në “Mirëmëngjesi Shqipëri”, që do të startojë të enjten (26 tetor) në ekranin e RTSH-së. Të ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” ata kanë zbuluar edhe të ftuarin e parë, Presidentin Bajram Begaj, që sipas moderatores Mhilli, do ta shohim kreun e shtetit si kurrë më parë.

Një risi është edhe që do lidhemi me kolegët e Radio Tirana që zgjohen në orën 5, ne jemi në transmetim në orën 6 dhe do bëjmë lidhje direkte, do bëjmë një alternim. Do të kemi telefonata, do jetë shumë interaktive me shikuesit. Në formë kuici. Një super intervistë, do ta shikoni më ndryshe se kurrë. Ka pirë kafen e mëngjesit me ne”, u shpreh ajo.

Moderatori Ermal Qorri tha se ky emision do të ketë një qasje tërësisht të re, ku do të ketë edhe kuice.

Do jetë një qasje  ere ku nuk do mungojë aktualiteti, por edhe parashikimi i motit dhe horoskopi. Do kemi personazhe që do të jenë jashtë kostumit të profesionit. Nga ora 06:00 deri në orën 09:00 do të fokusohemi më së tepërmi te gjerat më të lehta sepse është mëngjes. Do bëjmë pjesë filma shqiptarë, pyetje nga filma shqiptare. Të ftuar të parë kemi kreun e lartë të shtetit, Presidentin Bajram Begaj”, tha Qorri.

“Mirëmëngjesi Shqipëri” do të jetë në ekranin e RTSH-së do të jetë çdo ditë, nga e hëna në të premte nga ora 06:00 deri në orën 09:00.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

4 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

4 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

5 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

5 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

5 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

5 hours ago

This website uses cookies.