“Mirëmëngjesi Shqipëri”/ Begaj: Takimi me Makronin për integrimin në BE dhe tensionet Kosovë-Serbi

d1f1662418e04979ab1968d9c3ac9941

d1f1662418e04979ab1968d9c3ac9941

Nga dhoma ku zhvillon takimet kokë më kokë në Presidencë, te ngjarjet politike dhe vizita në 15 komuna të banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë, Kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj ka qenë në një rrëfim ndryshe në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”.

Begaj ka bërë me dije se në takimet e mbajtur në një prej dhomave të Presidencës, ka pritur çdonjërin nga homologët ndërkombëtar dhe ata të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të këtyre takimeve, kanë qenë çështje me interes kombëtar dhe rajonalë.

Por takimin me Presidentin francez Emanuel Makron, kreu i shtetin e konsideron si mjaft special, ndërsa ka rrëfyer se biseda mes tyre ka zgjatur pak më tepër se koha e parashikuar në axhendë. Çështja e Kosovës, tensionet mes kësaj të fundit dhe Serbisë, kanë qenë gjithashtu në fokus të takimit Begaj-Makron.

Takimi me Makronin ishte më special sepse dhe koha ishte e shkurtër por koha e bisedimit zgjati më shumë se sa ishte parashikuar.

Diskutuam për çështje që ishin me interes jo vetëm për vendin tonë, por dhe në interes të rajonit. Pjesë përbërëse e kësaj teme ka qenë dhe çështja e Kosovës, që është prioriteti ynë kombëtar”, tha Begaj.

Vizita në Itali, dhe takimi me arbëreshët, ka qenë mjaft emocionues për Presidentin Begaj. Ky i fundit ka deklaruar se pritja që iu bë nga arbëreshët, ka qenë e jashtëzakonshme.

Intervista

Si e nis ditën Presidenti?

Është shtëpia që duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar.

Dita nis me ardhjen në mëngjes, me takimin e stafit të ngushtë, që është sekretari i përgjithshëm dhe Drejtori i Kabinetit. Një kafe pune.

Ndajmë detyrat e ditës dhe çfarë duhet të bëjmë në vijimësi. Dhe secili të angazhohet në detyrat që I takon.

U bë një vit e pak që jam në këtë kostumin e politikës, edhe pse jam munduar të jem jashtë politikë së ditës.

Si është të jesh President?

Është nder, privilegj, përgjegjësi.

Nder, privilegj sepse të jesh qytetar i parë i Republikës nuk është pak. Por është p[përgjegjësi sepse përfaqëson unitetin e kombit, shtetin shqiptar dhe duhet të jesh në lartësinë e detyrës.

Si ka qenë dita e parë në Presidencë?

Për herë të parë erdha në presidencë ditën që mora detyrën. Emocion e sfida. Ju siguroj që e ndjej veten si qytetar normal.

Presidenti Makron ka pas një takim kokë më kokë me ju, si shkoi?

E vërtetë, por nuk është vetëm presidenti Makron. Çdonjëri nga presidentët e shteteve të huaja kanë ardhur dhe kanë pasur një takim tetë-a-tetë, takim ku diskutohen çështjet të cilat ka interes të veçantë bilateral.

Takimi me Makronin ishte më special sepse dhe koha ishte e shkurtër por koha e bisedimit zgjati më shumë se sa ishte parashikuar.

Diskutuam për çështje që ishin me interes jo vetëm për vendin tonë, por dhe në interes të rajonit.

Ka patur detaje të cilat kanë ndikuar te ju personalisht, nga takimet e zhvilluara?

Takimet kanë secili specifikën e vetë. Ajo është shumë rëndësishme është që në çdo rast është diskutuar për interesin kombëtar të Shqipërisë dhe ajo që është ëndrra e gjithë shqiptarëve  integrimin në BE.

Pjesë përbërëse e kësaj teme ka qenë dhe çështja e Kosovës, që është prioriteti ynë kombëtar.

Është dikush që provon gjithçka që ju konsumoni?

Është vetëm legjendë. I provoj vetë gjërat.

Si e pini kafen, me sheqer apo pak sheqer?

E pi pa sheqer, sepse jam sheqer vetë.

Sa e rëndësishme është të mbash kontakt të përditshëm jo vetëm me aspektin politik dhe përfaqësuesit e saj në Shqipëri sepse situata politike në vend duket disi e brishtë.  Është një detyrë ditore pa e harruar kontaktin me përfaqësuesit e partive politike, me institucionet e tjera në vend nga ana juaj?

Presidenti nuk merret me politikën e ditës. unë e ndjek politikën e ditës, më duhet të jem i informuar, informohem për politikën rajonale.

Dhe më shumë kujdesem për çështje që janë mbi politikën. Dhe ky fakt është i përditshëm.

Vizita në Itali, ishte shumë emocionues për ju?

Edhe sot mund të them që i kam emocionet e asaj vizite në Kalabri. Shembulli më i mirë për atdhe-dashurinë. Të takosh një pjesë të rrënjëve tona, kaq afër nesh, të larguar, të detyruar nga vendi para 6 shekujsh dhe të shikosh se si ata e mbronin veshjen, kulturën, identitetin tonë kombëtar, është emocion i fortë.

Si ishte pritja?

Pritja ishte e jashtëzakonshme dhe falënderoj të gjithë ata që bën të mundur organizimin e këtyre takimeve. Ishin 15 takime në komuna arbëreshe nga 33 në total që ka rajoni i Kalabrisë. Pritja ishte e jashtëzakonshme.

Fëmijë e të rritur që me flamurin shqiptar dhe italian në duar, tregonin sa shumë ata mendonin për Arbërinë, Shqipërinë.

https://youtu.be/fj0cIAC8Ovk
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.