“Mirëmëngjesi Shqipëri”- Mjeku Budo: Nuk ka pacient diabetik, por ka persona me diabet

Mjeku Budo

Mjeku Budo

Festat janë një kohë e vitit për t’u kënaqur, por mes gjithë atyre festave dhe kënaqësive të tepërta, mund ta teproni me dietën tuaj ushqimore dhe kjo do të ndikoj në shëndetin tuaj mbi të gjitha nëse vuani nga diabeti.

Për të folur mbi këtë temë në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ishte i ftuar mjeku endokrinolog Sulejman Budo.

Mjeku Budo u shpreh se sipas OBSH-së nuk ka pacient diabetik por ka persona me diabet për më tepër mjeku shtoi se një mënyrë e shëndetshme e të ushqyerit është shumë e rëndësishme për njerëzit që kanë diabet dhe jo vetëm.

Të flasësh për ushqyerjen e personave me diabet duhet të keni parasysh dy gjëra, nuk ka më pacient me diabet por ka persona me diabet nuk e pranon më OBSH-ja të thuash se je pacient por je njeri normal si të gjithë të tjerët por do marrësh disa medikamente dhe të kujdesesh për disa këshilla.

E dyta fjala dietë nuk duhet të ekzistojë por duhet thënë ushqyerje të shëndetshme. Kjo do të thotë që mund të hani çfarë të doni por me një koncept bazë që është “më pak është shumë”.

Njerëzit duhet të kenë parasysh se kur jeni duke ngrënë është më mirë të ngiheni nga tavolina të pangopur për më tepër në parim duhet të njihni sa sheqerna ka një ushqim apo një tjetër. Thonë për shembull se hëngra 1 kg limon por në të vërtet ka sheqer sa ka dhe portokalli”, u shpreh mjeku endokrinolog Sulejman Budo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.