“Mirënjohje” dy arsimtarëve, Tefë Prela dhe Burhan Vajushi u nderuan nga Këshilli i Qarkut Shkodër
Dy emra të njohur të arsimit në Shkodër, por me një kontribut më të gjerë edhe në fusha të tjera të jetës publike, Tefe Prela dhe Burhan Vajushi, u nderuan me çertifikatë “Mirënjohje” nga kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodë,r Edmond Ndou. Ai vlerësoi kontributin e dhënë prej tyre dhe modelin që lanë pas për brezat e rinj, si në arsim ashtu edhe në fushën e arbitrimit.
Në motivacionin e vlerësimit të tyre, del në pah puna që ato bënë ndër vite, duke krijuar modele të qëndrueshme, që janë pikë referimi edhe sot.
Institucioni i Qarkut Shkodër, përmes të tilla vlerësimeve, synon të nxjerrë në pah vlerat që ka patur ndër breza Shkodra, me personalitete që kanë kontribuar dhe vijojnë të kontribuojnë për të mbajtur lart emrin e saj në art, kulturë, sport, në fushën e arsimit, shkencës etj.