Mirëqënia e shëndetit mendor, shifrat e fundit flasin për një rritje të problemeve të shëndetit mendor tek të rinjtë
Shëndeti mendor dhe mirëqënia e tij është pjesë e qenësishme e integritetit të plotë të njeriut. Në kushtet e një jete dinamike, faktorë të ndryshëm po sjellin ndikimin e tyre në këtë aspekt. Veçanarisht shqetësues paraqitet numri i shtuar përgjatë viteve të fundit i problemeve të shëndetit mendor tek moshat e reja.
Në funksion të kësaj teme ishte edhe seminari i organizuar në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNISHK. Gjatë zhvillimit të tij u promovua edhe libri “Mos më streso” i psikoterapistes Denisa Hoxha.
Problemet e shëndetit mendor nuk duhen neglizhuar pasi me kalimin e kohës gjendja mund të agravohet dhe pasojat mund të jenë të rënda.
Shifrat e fundit të lidhura me shëndetin mendor tregojnë se 8 në 10 persona ose 68.7% vuajnë nga stresi kronik në vendin tonë.