“Mirror”: Shqipëria, plazhe si në Maldive dhe çmime shumë më të përballueshme

Pika më pak e njohur evropiane me ‘plazhe të denja për Maldive”, kështu e ka cilësuar britanikja “Mirror” Shqipërinë në artikullin e publikuar së fundmi.

Sipas revistës, Shqipëria, një vend i ndaluar dikur për turistët britanikë, tanimë është një prej pikave kryesore për pushuesit të cilët vlerësojnë plazhet luksoze dhe çmimet ekonomike që vendi ofron.

“Pasi kaloi dekada pas perdes së hekurt, Shqipëria hapi dyert e saj për turistët rreth fundit të shekullit të 21-të – dhe që atëherë ka parë ndërtesa gri të epokës komuniste të zëvendësuara me peizazhe shumëngjyrëshe të qytetit dhe një kulturë elegante kafeneje.

Për më tepër, plazhet e vendit – të anashkaluara prej kohësh për pikat më të dukshme të udhëtimit – janë vlerësuar si disa nga më të mirat në të gjithë Evropën”, thuhet në artikull, teksa një vend kryesor zë Ksamili.

Qyteti i bukur i rivierës shqiptare, krahasohet nga “Mirror” me Maldivet. Rëra e bardhë, deti i qetë dhe kasollet e kashtës në plazh, krahasohen me ishujt tropikalë, por me një diferenë të madhe në çmime, pasi Shqipëria i ka shumë më të përballueshme.

Në Ksamil do të keni gjithashtu të gjithë Rivierën Shqiptare në pragun tuaj, një zonë e bukur ende relativisht e paprekur nga turizmi ndërkombëtar, e cila krenohet me vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s , qytetet e çuditshme dhe vendasit miqësorë. Pikat kryesore përfshijnë Lagunën e Kripës në liqenin e Butrintit, shpellën enigmatike të Kreshmoit dhe qytetin antik bizantin të Gjirokastrës”, thuhet në artikull.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.